09:12 / E Martë, 30 Maj 2023 / AR

Tahiri: Me dhunën në veri, Serbia ka për synim Trepçën dhe Ujmanin

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialog me Serbinë, Edita Tahiri thotë se dhuna në veri ka për synim Trepçën dhe Ujmanin.

Siç shkruan Tahiri, sa ka qenë kryenegociatore, Serbia ka shfaqur vazhdimisht tendenca ndaj këtyre pasurive strategjike dhe gjeopolitike të Kosovës.

“Dhuna ne veri nga Vuciqi dhe njerezite e tij kriminel ka per synim Trepcen dhe Ujmanin, skenari i tij eshte qe aociacioni te kete  kompetenca ekzekutive mbi pasurite minerale dhe ujin ne veri. Gjate shtate viteve te negociatave ne Bruksel kur isha kryenegociatore Serbia ka shfaqur vazhdimisht tendenca ndaj ketyre pasurive strategjike dhe gjeopolitike te Kosoves, por nuk i kam lene ta hapin gojen!”, shkruan ajo./Indeksonline/