75 Mall Live Search
16:02 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / A

Tahiri: Me qeverisjen tonë, Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri (nr. 110), ka deklaruar se në qeverisjen e ardhshme të udhëhequr nga Bedri Hamza, Dragashi do të ketë një perspektivë të re zhvillimore, me fokus në turizëm.

“Në qeverisjen tonë, të udhëhequr nga Bedri Hamza, Dragashi do të shndërrohet në një destinacion turistik për vizitorë nga rajoni dhe Evropa”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se ky vizion përfaqëson një drejtim të ri për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive të reja për qytetarët e kësaj ane.

“Bashkë. Përpara. Për një perspektivë të re zhvillimore për Dragashin”, ka shtuar Tahiri.

Tahiri ka ftuar qytetarët që të mbështesin këtë vizion zhvillimor për Dragashin dhe për Kosovën.

VIDEO