Tahiri: Mikullovci shkoi pa asnjë privilegj shtetëror, ishte mbrojtës i Kosovës në regjimin serb

Ish-deputeti i Kuvendit dhe këngëtari, Labinot Tahiri, ka shkruar disa fjalë pas vdekjes së aktorit të madh shqiptar, Adem Mikullovci.
Sipas tij, mëngjesi i sotëm ishte i trisht, sepse humbëm edhe një aktor të madh.
“Shkoi pa asnjë privilegj të rëndësishëm shtetëror, ku mbi të gjitha baca Adem, ishte dhe mbrojtësi i asaj pak autonomie që kishim nën regjimin serbomadh”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:
Ju lutem lexoni, se nuk shkruhen për vdekjen e tij vetëm dy fjalë, për legjenden, bacen Adem Mikullovcin dhe artin shqiptar!
Mëngjesi i sotëm ishte i trishtë, sepse humbëm edhe një AKTOR TË MADH!
Kështu do të thonë sot, ndërsa dje e lan skajshmërisht pa kujdes shtetëror!
Ashtu siç shkoi; Nexhmia, Lezeja, edhe Adem Mikullovci shkoi, nesër edhe Çuni edhe axha Sabri, pa dashje po e them!
Dhe nuk e di se kush do mbetet nesër një artist i madh me vlerat që ka arti ynë i kahershëm shqiptar këtu e në Shqipërinë nanë?!
Shkoi pa asnjë privilegj të rëndësishëm shtetërorë, ku mbi të gjitha Baca Adem, ishte dhe mbrojtësi i asaj pak autonomie që kishim nën regjimin serbomadh!
Ai nuk iku kurrë nga ëndrra për ta bërë KOSOVËN SHTET.
Ishe dhe do mbetesh sinqerisht personalitet i dashur, jo vetëm kur sot do të thonë i madh, pasi që ndërrove jetë, por i paharruar në zemrat tona kur ishim fëmijë dhe sot të rritur.
Ti duam, vlerësojmë, trajtojmë ashtu siç e meritojnë legjendat e artit që i ka populli shqiptar sa janë gjallë, të mos presim t’i humbim ata, në mënyrë që koha të na mësojë të vlerësojmë atë që patëm, të mos e lejojmë të na vrasë ndërgjegjja që nuk bëmë as edhe një gjë për ta…
Të dashur qytetarë dhe diasporë, me sinqeritetin më të madh ju shpreh ngushëllime, familjes, kolegëve dhe komunitetit!
U prehtë në paqe shpirti i Bacës Adem!
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!
