75 Mall Live Search
21:15 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Tahiri: Mos hiqni dorë nga qeverisja e mirë, këtë e dëshmon Aleanca

AAK-ja përmbylli fushatën e saj elektorale e përmbylli në Prishtinë. Sipas kandidatit për deputet nga kjo parti, Besnik Tahiri, kandidati për president, Ramush Haradinaj,  me forcën e Aleancës, e bëri me ligj për Prishtinën që i dha epitetin e kryeqendrave të zhvilluara.

“Kosovës i duhet një njeri me një subjekt në udhëheqje të shtetit, dalzotës i vendit, që fjalën e dhënë e bënë realitet, premtimin e realizon, integrimin e vendit e finalizon”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Përmbylljen e fushatës e bëmë në kryeqytet, ku presidenti në ardhje, Ramush Haradinaj me forcën e Aleancës, e bëri me ligj për Prishtinën që i dha epitetin e kryeqendrave të zhvilluara. Kosovës i duhet një njeri me një subjekt në udhëheqje të shtetit, dalzotës i vendit, që fjalën e dhënë e bënë realitet, premtimin e realizon, integrimin e vendit e finalizon.

Në rrugëtimin tonë të forcimit të shtetit, Aleanca ka ofertën më të mirë dhe Kosova ka një njeri që është dëshmuar, me një lidership të fortë e vizionar. Programi jonë i mirë-përpiluar është baza për Kosovën e mbrojtur, të sigurt, të paprekshme, të konsoliduar, të zhvilluar dhe integruar në familjen e shteteve demokratike. 

Ky program, po merr mbështetje anë e mban Kosovës, ku çdo herë u shpreh vendosmëria e qytetarëve që bashkërisht të ecim në rrugëtimin e Aleancës dhe konceptit për shtet të plotë e funksional me zhvillim të qëndrueshëm.

Me Aleancën dhe konceptin tonë politik është rruga e vërtetë dhe metodologjia më e mirë për implementimin e politikave në të mirë të vendit dhe të qytetarit tonë. Këtë po e mirëpresin qytetarët dhe këtë Aleanca e bënë realitet, sikurse që e ka dëshmuar fuqishëm më parë.

Mos hiqni dorë nga qeverisja e mirë dhe e drejtë. Këtë e dëshmon Aleanca me listën e saj.