75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 13 Janar 2026 / S Z

Tahiri: Ndërhyrja amerikane e ndali luftën në Kosovë, sa për OKB-në lufta do të vazhdonte

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, i ka reaguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili është shprehur kundër ndërhyrjes amerikane në Iran.

Ajo ka bërë me dije se luftën në Kosovë e ka ndalur ndërhyrja amerikane.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se sa për OKB-në lufta e Kosovës nuk do t’ishte ndalur.

“Derisa Trump po behet gati të nderhyje në Iran për të parandaluar vrasjen e protestuesve që kërkojnë demokraci, Gutteres, sekretar i OKB u shpreh i tronditur me fjalë jo me ndërhyrje – sikur të mos ishte ndërhyrja amerikane për ndaljen e luftës në Kosovë, sa për OKB-në lufta nuk do të ndalej, edhe përkundër tri rezolutave të Këshillit të Sigurimit që lejonin ndërhyrjen për ndaljen e luftës në Kosovë – kjo është një ndër aresyet kryesore pse duhet të ndryshojë rendi boteror”, ka shkruar Tahiri.