75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 21 Maj 2024 / S Z

Tahiri: Në vend se të ishte kryeministër i lekut, Kurti po bëhet kryeministër i dinarit

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurti “kryeministër të dinarit”.

Duke ia rikujtuar premtimin e tij për bashkim kombëtar, ajo ka bërë me dije se Kurti do të duhej të bëhej kryeministër i lekut dhe jo i dinarit.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kurti po hynë në histori si kryeministër i dinarit.

“Kryeministri i dinarit – në vend të ishte kryeminister i lekut për të cilin premtoi dhe mori shumicën e votave, po hyn në histori për dinar”, ka shkruar Tahiri.