75 Mall Live Search
20:10 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tahiri nga Brukseli: Na u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri gjatë takimeve në Bruksel, tha se iu konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave.

“Në Parlamentin Evropian në të gjitha takimet, me Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Sassoli, në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe në Grupin e Miqësisë për Kosovën u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave. U tha që mungesa e liberalizimit të vizave e dobëson rolin e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe si ndërmjetësues në dialog”, u shpreh Tahiri.

Tutje, ai thotë se tani duhet punë aktive në reforma evropiane dhe takime bilaterale me shtetet anëtare për të dëshmuar se Kosova është gati në rrugetimin e saj drejt BE-së.

Njoftimi i plotë:

Në Parlamentin Evropian në të gjitha takimet, me Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Sassoli, në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe në Grupin e Miqësisë për Kosovën u konfirmua mbështetja për liberalizimin e vizave. U tha që mungesa e liberalizimit të vizave e dobëson rolin e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe si ndërmjetësues në dialog. Tani duhet punë aktive në reforma evropiane dhe takime bilaterale me shtetet anëtare për të dëshmuar se Kosova është gati në rrugetimin e saj drejt BE-së.

Në takime me deputetë theksova se njohja nga 5 vendet, investimet programore dhe ato kapitale kanë rëndësi jetike për zhvillimin e vendit tonë. Sa më prezente që është Evropa si tërësi në Kosovë e rajon aq më pak do të kenë ndikim agjendat anti-perendimore.