75 Mall Live Search
16:38 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / FR

Tahiri nga Nju Jork: SHBA-ja ka qenë, është dhe do të mbetet aleat strategjik i Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se SHBA-ja ka qenë, është dhe përgjithmonë do të mbetet aleati strategjik i Kosovës, qoftë në rrafshin e brendshëm qoftë në atë ndërkombëtar.

Kështu ka thënë Tahiri në përmbyllje të vizitës në SHBA, duke shtuar se marrëdhënia mes dyja vendeve është e shenjtë.

“Marrëdhënia me ShBA-në është e shenjtë dhe si e tillë nuk mund dhe nuk duhet të jetë subjekt i diskutimi. Si e tillë, kjo marrëdhënie është pjesë e identitetit shtetëror dhe kombëtar”, ka thënë Tahiri.