75 Mall Live Search
21:14 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / OSH

Tahiri: AAK do t’i jep dritë rinisë, sikurse Obiliqi Kosovës

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, me bashkëpartiakët e tij, ka qëndruar sot në komunën e Obiliqit.

Tahiri sqaroi se morën përkrahjen e  qytetarëve atje duke thënë se Obiliqi është transformuar nga puna e palodhshme e kryetarit, Xhafer Gashi dhe ekipit të tij.

“Obiliqi, vendi i cili nën shoqërimin e grimcave të pluhurit, ndriçon tërë Kosovën, po i jep mbështetje programit të Aleancës dhe presidentit në ardhje, Ramush Haradinaj. Theksova se Aleanca do të jetë forca e vendit që rinisë do t’i jep dritë si Obiliqi që i jep Kosovës”, thotë Tahiri.

Ky është postimi i plotë i Tahirit:

Obiliqi, vendi i cili nën shoqërimin e grimcave të pluhurit, ndriçon tërë Kosovën, po i jep mbështetje programit të Aleancës dhe presidentit në ardhje, Ramush Haradinaj. Theksova se Aleanca do të jetë forca e vendit që rinisë do t’i jep dritë si Obiliqi që i jep Kosovës.

Si çdo herë gjetëm përkrahjen e madhe për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët drejtë të ardhmes të sigurt me Aleancën dhe me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj. Vizionit të Aleancës i duhet dija, guximi, ndershmëria, pastërtia dhe cilësia politike. E, këtë e ofron programi jonë, lideri ynë dhe lista e deputetëve, që po merr mbështetje nga qytetarët e vendit të dritave.

Obiliqi, tani qytet i transformuar nga puna e palodhshme e kryetarit, Xhafer Gashi dhe ekipit të tij, është shembull i qeverisjes së mirë.

Faleminderit Xhafë!