75 Mall Live Search
22:06 / E Enjte, 04 Nëntor 2021 / MSH

Tahiri padit Idrizin për shpifje: Trego se si jam i korruptuar ose do të përgjigjesh penalisht

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri  sonte në emisionin PrimeTime në Kanal 10 ka njoftuar se ka paditur kandidatin e PDK-së, Ferit Idrizi për shpifje ndaj tij.

Tahiri është shprehur se akuzat e Idrizit rreth “dosjes korruptive”janë të pavërteta dhe ka treguar që e ka paditur Idrizin për shpifje.

“Ose une do të dënohem për korrupsion, ose ju do të dënoheni për shpifje” i është drejtuar Tahiri kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi.

Po ashtu Tahiri ka shtuar se Idrizi po i terrorizon qytetarët duke thënë se ka dosje korruptive për të.