20:10 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Tahiri: Paga e kryeministrit Haradinaj me ligjin e ri do të zvogëlohet

Besnik Tahiri këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se me projektligjin për paga  nuk do t’i zvogëlohet paga kryeministrit.

Tahiri që është edhe koordinator nacional për reformën qeveritare,  ka thënë se me ligjin e ri për paga, kryeministrit do ti zvogëlohet paga.

“Paga e Kryeministrit me Ligjin e Ri të Pagave do të zvogëlohet, mu ashtu siç ka deklaruar Kryeministri Haradinaj. Tendenca me e mohu këtë është vetëm dezinformim”, ka shkruar Tahiri.