Tahiri: PDK do ta procedojë në Themelore pezullimin e daljes në treg të lirë të rrymës

Deputeti i betuar i PDK-së, Abelard Tahiri ka folur rreth daljes në treg të lirë të energjisë elektrike për bizneset.
Ai ka theksuar se PDK e kundërshton rritjen e çmimit të energjisë dhe futjen e kompanive në tregun e lirë, veçanërisht atyre që punësojnë afërsisht 150 mijë qytetarë.
“Ju e dini që PDK e ka kundërshtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike, për daljen në treg të lirë të kompanive që punësojnë rreth 150 mijë qytetarë”, u shpreh Tahiri.
Në këtë kontekst, Tahiri njoftoi se nesër PDK do të dorëzojë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës për pezullimin e këtij vendimi.