75 Mall Live Search
21:20 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Tahiri: PDK ka kundërshtar veç VV-në, të tjerët pjesmarrës, as ekrani s’do t’i kap

Abelard Tahiri, kandidat për deputet në listën e PDK-së, ka folur për fushatën elektorale, teksa ka thënë se ajo është më e çuditshmja që është bërë ndonjëherë.

Ai në T7 ka thënë se VV po i ikë debateve, pasi sipas tij, brenda kësaj partie ka mundesë të kuadrove.

“VV e bartë një pjesë të madhë të përgjegjësisë për dështim.

Ata janë në një krizë të madhe të njerëzve që do duhej t’i prezantonin programet e tyre, VV s’ka kuadro e njerëz me ekspertiza të duhura.

Çfarë partie e paorganizuar, ajo mund të jetë mirë në aspektin e sondazheve. Po i ikin debatit. Të tjerët pjesmarrës, do të tjerë as ekrani s’do t’i kap. Këtu janë vetëm VV dhe PDK. Ose rrugën e izolimit të Kurtit, ose rrugën e rimëkëmbjes së PDK-së.

Ne në një pozitë shumë më komode, ne sot në fushatë e në debate, ajo që dëgjohet se në vitin 2020 vetëm era shtet s’ka ardhë. U nis me testet e Serbisë nga Kurti dhe vazhdojë me vaksinat e Serbisë”,ka thënë Tahiri, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa për mungesën e dy liderëve, Thaçit e Veselit, ka thënë se vetëm se është shtuar mobilizimi i PDK-së, pasi ata kanë lënë një parti shumë mirë të organizuar.

“Mungesa e Kadri Veselit është shumë e madhe, por ka mobilizim të madh dhe ka lënë një parti shumë të mirë të organizuar.

Thaçi e Veseli kanë lënë një parti që ka kauza, angazhimi i këtyre dy liderëve “, është shprehur ndër të tjera Tahiri./Indeksonline