75 Mall Live Search
13:03 / E Enjte, 02 Mars 2023 / MSH

Tahiri për debatin për dialogun: Është koha që të marrim një vendim e mos të humbim si vend

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se Kuvendi i Kosovës dhet ta merr seriozisht temën e dialogut, sepse është temë serioze për vendin.

“Një temë që është kaq serioze për vendin duhet ta marrim më seriozisht. Qëndrimi i AAK dihet, ne e mbështesim këtë marrëveshje. Po edhe ne i kemi dilemat tona që duhet ti diskutojmë këtu në Kuvend, tha Tahiri.

Tutje, Tahiri tha që e mbështet thirrjen për mocion të kryetarit të LDK Lumir Abdixhikut dhe shefes së grupit parlamentar të LVV i tha që “nuk jemi në luftë ndërpartiake, pasi që kjo e fundit e akuzoi LDK për mos vazhdim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Mimozë kjo nuk është luftë ndërpartiake. Ne jemi në terr informativ për dialogun. Kjo qasje e juaj tregon shumë për këtë Kuvend. Unë e mbështeti qëndrimin e Lumir Abdixhikut për mocion”, u shpreh ai.

“Debati në Kuvend nuk është luftë ndërpartiake se çka ka bërë një ish-kryeministër dhe çka po bënë dikush tjetër. Jemi duke folur për vitin 2023, pra qe dy vjet, për dialogun jemi në terr informativ, e kemi një marrëveshje, por qartësia është legjitime. Debati është forma më demokratike e komunikimit, për shkak se ne jemi ata që përfaqësojmë popullin. Kjo qasje tregon shumë për këtë kuvend”, tha tutje Tahiri.

“Qëndrimi i AAK-së është publik tash e sa kohë. Ne e mbështesim këtë marrëveshje dhe vazhdojmë ta mbështesim. Por, kjo nuk iu vendos ju në një situatë, kur kemi dilema, marrëveshja ka pjesë që janë të rëndësishme për vendin, por ka edhe pjesë që duhet t’i trajtojë ky Kuvend për t’i qartësuar”, përfundoi ai.