Tahiri për rastin e Martin Berishës: Pse po heshtin Osmani, Kurti e Gërvalla?

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se afera e Martin Berishës është kryelajm në Slloveni.
Tahiri ka thënë se është e çuditshme se pse po heshtin liderët Osmani, Kurti e Gërvalla.
“Afera e Martin Berishajt, krye lajm në Slloveni dhe mediat rajonale, e “çuditërisht” krejt e pa vërejtur nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti e ministrja Gërvalla. Mbrojtja që pushteti ia ka bërë dhe po ia bën Martin Berishajt, është dëshmi në vetvete se këta pushtetarë janë thellësisht të përfshirë si hisedarë në këtë aferë” shkruan Tahiri në reagim./Indeksonline/