Tahiri për takimin e Osmanit me Rubion: Sekretari nuk bëri njoftim zyrtar, po ndjehen pasojat e pezullimit

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka komentuar vizitën e presidentes Vjosa Osmani me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio në New York. Tahiri ka thënë se Rubio nuk bëri njoftim zyrtar për këtë takim sikurse bëri me të tjerët. E për këtë ajo tha se janë shenjat e para të pezullimit të dialogut strategjik nga Amerika.
“Po ndjehen pasojat e pezullimit dialogut strategjik nga Amerika – sekretari Marco Rubio ia zgjati doren Osmanit, por nuk beri njoftim zyrtar – nderkohe që bëri për të gjitha takimet që pati në Asamblenë e OKB-së – në ditet në vijim, Kosova do t’i ndjenë edhe me demtuese keto pasoja “, ka shkruar Tahiri.