75 Mall Live Search
20:27 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Tahiri: Përfshirja e shoqërisë në hartimin e legjislacionit, ndihmon në demokratizimin e partive

Kordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë është bërë tërheqja e Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike,

Sipas tij, presioni publik i shoqërisë civile dhe mediave është instrument kyc i demokracisë.

Tahiri ka theksuar se Qeveria Haradinaj është e hapur për diskutim dhe konsultim përmbajtjesor.

“Mos të lejojmë edhe njëherë kthimin mrapa të këtij ligji”, ka shkruar mes të tjerash Tahiri.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e 108 të Qeverisë së Republikës së Kosovës është tërhequr Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike. Ky vendim është marrë pas ndërhyrjeve që i janë bërë këtij projektligji në procesin e amandamentimit dhe pakënaqësive të shfaqura nga shoqëria civile për deformim të procesit.

Projektligji i dërguar nga Qeveria për miratim ka qenë në përputhje me parimet dhe standardet e financimit të subjekteve politike si dhe ka marr për bazë rekomandimet e Komisionit të Venedikit. Duke qenë se tani jemi në pikën fillestare, është shumë me rendësi që tani konsultimi të jetë më i gjerë dhe procesi të kornizohet në kuadër të parimeve dhe standardeve evropiane.

Presioni publik i shoqërisë civile, mediave është instrument kyç i demokracisë. Në të njëjtën kohë, është e domosdoshme përfshirja e tyre në procesin e hartimit të legjislacionit që ndihmojnë në demokratizimin e brendshëm të subjekteve politike, rritjen e llogaridhënies dhe transparencës si atribut i rëndësishëm për demokratizimin e vendit. Sa më i madh që është kontributi në demokratizimin e subjekteve politike, aq më të larta janë kredencialet demokratike të shtetit.

Qeveria Haradinaj është e hapur për diskutim dhe konsultim përmbajtësor. Mos të lejojmë edhe njëherë kthimin mrapa të këtij Ligji./Indeksonline/