75 Mall Live Search
08:42 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tahiri përkujton bacën Hilmi në dy vjetorin e vdekjes: Hero i heronjëve tanë!

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, sot ka nisur ditën duke nderuar veprën dhe jetën e Hilmi Haradinajt, shkruan IndeksOnline.

Ai në përvjetorin e dytë të bacës Hilmi, ka bërë homazhe dhe e vlerësoi atë si hero i heronjëve.

Njoftimi:

Sot, e nisa ditën duke nderuar veprën dhe sakrificën e Bacës Hilmi, Plakut të urtë, që rriti e i frymëzoi heronjtë, me të cilët krenohet secili prej nesh në Kosovë, Shqipëri, e kudo ku flitet shqip. Bac Hilmiu është heroi i heronjve tanë. Shembulli i tij simbolizon më së miri përpjekjet dhe sakrificën e të parëve tanë përgjatë historisë.

Në përvjetorin e dytë, më duken të sotme porositë e tij, që ta duam e të punojmë për vendin, të sakrifikojmë kur kërkohet, dhe të mbahemi fortë bashkë!

Lavdi!