75 Mall Live Search
20:11 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Tahiri: Përkushtimi ndaj rendit dhe ligjit, na e dha sot Izet Demaj, hero i Republikës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka reaguar përmes rrjetit social Facebook pas ngjarjes së tmerrshme që ndodhi gjatë ditës në Istog.

I pari i Drejtësisë në ekzekutivin e vendit, ka shkruar se e ndan dhembjen me familjen e policit të rënë në detyrë.

“Ngjarja trishtuese që ndodhi sot në Istog, nuk ka vend në Kosovën e shpresave tona. Përjetim i rëndë për të gjithë shoqërinë, veçmas për familjen e policit të rënë në detyrë, të cilës i shprehë bashkëdhembjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta. Një ngjarje si kjo nuk bën të përseritet”; ka shkruar Tahiri.

Për më shumë, Tahiri ka shkruar se do të vazhdoj lufta kundër krimit të organizuar, pasi vetë rënia e policit në detyrë, është shembulli më i mirë i përkushtimit ndaj rendit dhe ligjit.

“Shteti dhe mekanizmat e tij janë të palëkundur për të mbrojtur jetën e qytetarëve kurdo që kanosen. Lufta kundër krimit të organizuar nuk do të ndalet asnjëherë dhe do jemi të palëkundur ndaj cenimit të jetës dhe sigurisë së qytetarëve tanë. Shembullin e këtij përkushtimi ndaj rendit dhe ligjit, na e dha sot Izet Demaj, hero i Republikës së Kosovës” ka përfunduar Tahiri.