Tahiri përmend tri arsye pse nuk duhet votuar Hekuran Murati

Abelard Tahiri i ka përmendur tri arsye kryesore që sipas tij nuk bën të votohet Hekuran Murati.
“Hekuran Murati i ka lënë jashtë pagës minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë:
• Veteranët e UÇK-së
• Familjet e dëshmorëve
• Invalidët e UÇK-së
Paga minimale është minimumi i të ardhurave me të cilat një familje mund të mbijetojë, pra edhe prej kësaj i ka përjashtuar. Kjo është trashëgimia e tij si ministër – një njollë që do ta turpërojë gjithë jetën.
Si mund të votohet një i tillë për kryetar të Kuvendit të Kosovës”, shkruan Tahiri në reagim./Indeksonline/