10:59 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / k.v

Tahiri: Po legjitimohen krimet e Serbisë, kriminelë janë Millosheviqi e Arkani

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancë e Kuvendit ka folur për temën e hapjes së arkivave të UÇK-së.

Sipas tij, një gjë të tillë duhet të kërkoj nga Serbia. Madje ai thotë se me këtë po legjitimohen krimet serbe ngase kriminelë janë Millosheviqi e Arkani.

“Deklaratën skandalozë për arkivin e UÇK, kryeministër po ta përkujtoj se kriminelët e luftës janë Millosheviqi, Arkani e shumë të tjerë që kanë kryer krime në luftë. Kryeministër prej Vuçiqit duhet të kërkosh hapje të arkivave e mos e legjitimo krimin e tyre që e kanë bërë në Kosovë”.

“Mos të devijohet nga dialogu sepse në dialog duhet të kërkohet njohja reciproke”, u shpreh Tahiri.