Tahiri: Qëndrueshmërinë serioze politike Kosovës ia ofron AAK

Zëvendëskryeministri në detyrë, njëherësh kandidat i AAK për deputet, Besnik Tahiri ka thënë se Kosovës i duhet qëndrueshmëri serioze politike ku sipas tij këtë gjë mund të ia ofroj partia e tij dhe kandidati për president, Ramush Haradinaj, shkruan Indeksonline.
Ai po ashtu tha se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosova hap një dritare të re prandaj, qytetarët duhet të japin shembull frymëzues për pjesëmarrje masive në zgjedhje, që t’i tregojmë botës se Kosova është një demokraci funksionuese.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Kosovës, si kurrë më parë i duhet qëndrueshmëri serioze politike dhe se nga zgjedhjet parlamentare të krijojmë një qeveri funksionale.
Aleanca në këto zgjedhje garon me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj, që do të garantojë siguri për vendin, mirëqenie e politikë të jashtme të mirëfilltë. Në mbështetje të vizionit të presidentit Haradinaj dhe programit të Aleancës, do të jem në listën zgjedhore me numrin 5??.
E ardhmja e Kosovës ndërlidhet nga zgjedhjet e lira dhe dinjitoze, sepse këtë e meriton populli i Kosovës. Ashtu, siç kemi treguar pjekuri të lartë në zgjedhjet e kaluara, duhet të përkushtohemi që edhe zgjedhjet e 14 shkurtit të jenë të lira dhe të ndershme.
Shteti ynë i ri meriton demokraci
Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosova po hap një dritare të re në rrugëtimin tonë të përbashkët demokratik. Prandaj, qytetarët duhet të japin shembull frymëzues për pjesëmarrje masive në zgjedhje, që t’i tregojmë botës se Kosova është një demokraci funksionuese. Në këtë frymë bashkëpunuese demokratike, Kosova meriton vendin dhe rolin e saj në të gjitha institucionet dhe proceset ndërkombëtare.
E kemi për detyrë që të garojmë me ide, argumente, diskutime e debate. Të garojmë me projekte, programe e platforma.
#BesnikTahiri5?
#RamushHaradinajPresident
#AleancapërArdhmërinëeKosovës135