Tahiri: Qeveria Kurti po vazhdon punësimet e nipave e mbesave që në fushatë ishin ‘veç për dasma’

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria Kurti po vazhdon me punësime nepotike, përkundër faktit që tha në fushatë se ‘nipat e mbesat janë për dasma’.
“Punësimet që kanë ndodhe në ministri dhe qeveri, normal që e kemi marrë me shqetësim faktin që në ministri e qeveri që ka punësime nepotike, por janë emërime politike. Zgjedhjet janë fitu me fjalët që nipat, mesat janë për dasma e jo për qeveri. Si ka ndodhë nuk po i komentoj”, ka thënë Tahiri.