Tahiri, Qeverisë: Ku është Ligji i Pagave dhe kur do të miratohet?

Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se është bërë një muaj prej kur Qeveria e Kosovës është dashtur të sjell në Kuvend Ligjin e Pagave.
Sipas Tahirit, mbi 80 mijë zyrtarë janë në pritje të këtij ligji dhe me të drejtë pyesin se a është pazotësi apo mashtrim nga ana e Qeverisë.
Shkrimi i plotë:
Është bërë një muaj prej kur Qeveria e Kosovës është dashtur të sjell në Kuvend Ligjin e Pagave, kjo tashmë është shtyrja e tretë brenda një viti qeverisës. Sot, mbi 80 mijë zyrtarë publikë, krejtësisht në mjegull e paqartësi me të drejtë pyesin, a është kjo pazotësi, apo mashtrim i radhës?
Jeni vonuar shumë, na duhet menjëherë përgjigjje, KU ËSHTË LIGJI DHE KUR DO TË MIRATOHET?