75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 31 Mars 2022 / AR

Tahiri – Qeverisë: Ku është Ligji i Pagave, pse keni mashtru?

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri është duke mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për Ligjin e Pagave.

Ai ka kërkuar nga Qeveria përgjigje se ku është ligji i pagave, pasi që ata kanë premtuar se ky ligj do të kalojë në fund të marsit, raporton Indeksonline.

Ka pas një zotim të qeverisë që në fund të marst ky ligj të kalojë ne qeveri, pyetja ime e parë është ku është ligji i pagave. Ky jeni mshef me këtë ligj. Ku është procesi për finalizimin e punës për këtë ligj.

Pse na keni thanë që ligji bëhet në mars, a ka qenë vetëm sa me mashtru shërbyes civil apo është pazotësi e juve për me ba këtë ligj. Kjo nuk është një obsesion, është një obligim të cilin e kemi si deputet dhe vjen si rrjedhjë e një zotimi që ka ndodh“, ka thënë ai.