Tahiri: Qeverisja e mirë ideal jo i lehtë, për tu arritur kërkon veprime konkrete
Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri , ka deklaruar se qeverisja e mirë është ideal jo i lehtë për t’u arritur e që kërkon veprime konkrete.
Tahiri ka prezantuar sot me temën ‘Shteti si funksionon-nga qeverisja në qeverisje’ në kuadër të programit të ‘Shkollës Politike’.
Me këtë rast, Tahiri ka shtuar se Qeveria është kultura politike, strukturat dhe proceset përmes të cilave zhvillohet qeverisja.
Postimi i plotë:
Qeverisja e mirë ideal jo i lehtë, për tu arritur kërkon veprime konkrete
Në kuadër të programit të ‘Shkollës Politike’, organizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), prezantova me temën: ‘Shteti si funksionon – nga qeveria në qeverisje’.
Para pjesëmarrësve paraqita konceptet dhe parimet e qeverises së mirë, duke ndërlidhur edhe me përpjekjet për avancim dhe aplikueshmërinë në kontekstin e Kosovës duke theksuar se:
Qeveria është kultura politike, strukturat dhe proceset përmes të cilave zhvillohet qeverisja.

Qeverisja e mirë është faktori kryesor për zhvillim dhe prespektivë të një vendi
Qeverisja e mirë është një ideal jo i lehtë për tu arritur në plotni duke qenë se jo shumë shtete, organizata e institucione kanë arritur që ti ofrohen këtij synimi
Megjithatë, në rast se shoqëritë synojnë zhvillim të qendrueshëm shoqëror, veprime konkrete dhe të matëshme duhet ndërmarrur për të arritur një ideal të tillë.
PIPS-i tash e më shumë se një dekadë vazhdon të jetë platformë e cila i sherbeu dhe është në funksion të liderëve të rinjë të vendit. Faleminderit Prof. Leonora Kryeziu për punën e palodhshme.