75 Mall Live Search
13:04 / E Martë, 10 Shtator 2024 / S Z

Tahiri: Serbia do të nxisë situata që i duhen për agjendën e saj, Kosova të ketë kujdes

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka ftuar institucionet e Kosovës të kenë kujdes me veprimet e Serbisë.

Ajo ka bërë me dije se Serbia po punon vazhdimisht për krijimin e “botës serbe”.

Në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka shkruar se Serbia do të tentojë të nxisë situata për realizimin e agjendës se saj.

“Serbia po punon për “botën serbe” e nxitur nga Rusia, duke dominuar dhe kotrolluar pakicen serbe në gjithe Ballkanin, por Kosova duhet të jetë syqel dhe e kujdesshme – sepse me shkas apo pa shkas, Serbia do te nxit situata qe i duhen per agjenden e saj siç po luan me pakicen serbe ne veri, por Kosova duhet të di të mos lejoj skenaret qe çojne në projektin hegjemon të ‘botes serbe’”, ka shkruar Tahiri.