Tahiri: S’është lajm që dimrit rritet konsumi i rrymës, s’është edukative t’u thuash qytetarëve kursejeni

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se nuk është edukative t’u thuhet qytetarëve ta kursejnë energjinë elektrike, sepse e dinë.
Tahiri tha se po ashtu dihet se në stinën e dimrit rritet konsumi i energjisë elektrike.
“Nuk është lajm për asnjë qytetar me i thanë që në dimër rritet konsumi i energjisë elektrike, sepse këtë e di edhe fëmija në djep. Sikurse nuk është edukative me iu thënë qytetarëve të Kosovës kursejeni rrymën se para 25 vjete – 30 vjete, na kanë thënë baba, nana, ‘nale dritën në banjo, nale plloqën, nale bojlerin’”, tha Tahiri.
Ai tha se Qeveria duhet të punojnë ngushtë që të sigurojnë energji elektrike.