18:33 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Tahiri shpërndanë maska për disa punëtorë që po kryenin punë në rrugë

Zv/kryeministri i vendit, Besnik Tahiri ka shpërndarë sot maska për disa punëtorë, të cilit po kryenin punë në rrugë.

Tahiri tha se shëndeti i secilit është i rëndësishëm sikurse edhe i punëtorëve, të cilët po e mbajnë gjallë jetën dhe ekonominë e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Tahiri kërkoi nga të gjithë që të mbajnë maska, që të fitohet lufta me COVID-19.

Postimi i plotë:

Bashkë do t’ia dalim.

Kam shpërndarë maska për disa punëtorë, të cilët ishin duke kryer punë të jashtëzakonshme në rrugë. Shëndeti i secilit është i rëndësishëm sikurse edhe i punëtorëve, të cilët po e mbajnë gjallë jetën dhe ekonominë e Kosovës. Prandaj, kërkoj prej të gjithë punëtorëve, prej të gjithë qytetarëve, që të bartin maska dhe të fitojmë luftën me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo njoftuan se në 24 orët e fundit janë edhe 119 të infektuar. Ky numër është alarm se maskat duhet të përdoren dhe të shtohet edhe më shumë kujdesi. Bashkë do t’ia dalim.