Tahiri: Sonte po ndodhë puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë
Gjatë seancës së sotme deputetët e LVV kanë bllokuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në punimet e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e Listës Serbe morën pjesë për herë të parë pas një bojkoti të gjatë.
Prania e tyre shkaktoi reagime të forta nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili i quajti të turpshëm veprimet e tyre.
Lidhur më këtë ka reaguar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Tahiri ka thënë se sonte po ndodhë puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë.
”Sonte po ndodhë puçi parlamentar dhe shembja e demokracisë!Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të respektojë procedurat e rregullta të thirrjes së seancave parlamentare. Shmangia nga logjika normale parlamentare në pikë të natës, pa asnjë urgjencë është puç parlamentar dhe kontrabantim i Ligjeve pa konsultimet që i ka obligim ti bëjë Kuvendi”, ka shkruar Tahiri.