75 Mall Live Search
13:29 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / P M

Tahiri: Studentët janë forca dhe shpresa e Kosovës – 30 milionë euro për bursa dhe punë për të diplomuarit (Video)

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri (nr. 110), ka publikuar një video ku thekson rëndësinë e mbështetjes së studentëve dhe investimit në arsim si prioritet kombëtar.

Në mesazhin e tij, Tahiri nënvizon se studentët janë forca dhe shpresa e Kosovës dhe se asnjë i ri nuk duhet të heqë dorë nga studimet për shkak të kushteve ekonomike. Ai rikujton se programi qeverisës i kandidatit për kryeministër Bedri Hamza parasheh krijimin e Fondit të Bursave prej 30 milionë eurosh, si dhe punë për të diplomuarit.

“Investimi në arsim është investim në të ardhmen e Kosovës”, thekson Tahiri, duke shtuar se këto masa synojnë t’u japin të rinjve siguri, perspektivë dhe mundësi reale zhvillimi në vend. Në fund të videos, ai përsërit mesazhin e fushatës: Bashkë. Përpara!

Link: