75 Mall Live Search
22:08 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Tahiri takim online nga Washingtoni e Brukseli, flitet për Financat Lokale në Kosovë

Zv/kryeministri i vendit, Besnik Tahiri ka zhvilluar sot një takim online me përfaqësues nga Banka Botërore nga me seli në Washington dhe Bruksel.

Tahiri tha se në takim u diskutua për sfidat e sistemit ekzistues të Financave Lokale në Kosovë.

“Ekipi hulumtues nga Banka Botërore i udhëhequr nga, Mediha Agar, shefe e Qeverisjes për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, paraqiti gjetjet dhe rekomandimet në lidhje me marrëdhëniet fiskale ndërqeveritare, grantin e shëndetësisë dhe arsimit dhe efektin e pandemisë COVID-19 në nivelin lokal në Kosovë”, tha ai.

Tutje Tahiri shtoi se mbetet i përkushtuar të mbështesë reformën e qeverisjes lokale, transmeton Indeksonline.

“Në takim theksova se mbetem i përkushtuar të mbështesë fuqimisht reformën e qeverisjes lokale. Praktikat e mira ndërkombëtare kanë dëshmuar, që një politikë e mirë lokale, synon të ketë në themel të saj, financat e qëndrushme dhe në funksion të përkrahjes së ndërmarrēsisë dhe zhvillimit lokal. Kjo politikë, poashtu redukton burokracinë si dhe siguron shërbime efikase financiare”, shtoi ai.

Zv/kryeministri Tahiri tha se në vazhdën e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Bankën Botërore, pret që këto gjetje dhe rekomandime të përkthehen në sugjerime për të përmirësuar politikat dhe sistemin e Financave Lokale në Kosovë./Indeksonline/