14:40 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / OSH

Tahiri takohet me Dumoshin, kërkohet përcaktimi i kritereve nga profesionistët për ngritjen e monumenteve e shtatoreve

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka zhvilluar një takim me ministren për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi si dhe Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin  e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj.

Me ta siç ka bërë të ditur Tahiri, ka diskutuar rreth rolit të Qeverisë në përcaktimin e kritereve nga profesionistët e fushës me eksperiencë vendore e ndërkombëtare për ngritjen e monumenteve dhe shtatoreve, të cilat duhet të përcaktohen në bazë të vlerave historike dhe kombëtare.

“Rendi ligjor dhe rregullat duhet të përcaktohen nga Qeveria në bashkëpunim me Komunat dhe ekspertët e fushës”, ka shkruar Tahiri.