Tahiri takohet me familjen e Kadri Veselit

Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri, është takuar sot me familjen e Kadri Veselit.
Ai u prit ngrohtë nga familja Veseli, në krye me djalin e Kadriut, Klestorin, shkruan IndeksOnline.
Duke përmendur mungesën që po e ndjejnë për më të dashurit e tyre që po gjykohen në Hagë, Tahiri tha se familja Veseli e mbështeti fort atë.
“Familja e Kadri Veselit është familje e të gjithë neve. Sepse këtu, me dhimbje, krenari dhe shpresë, gjithmonë ndjehet Kosova. Mungesa e liderëve tanë është një plagë e hapur, por rikthimi i tyre do të jetë forcë për të gjithë ne.
Familjen Veseli e falënderoj përzemërsisht për pritjen dhe mbështetjen” u shpreh Tahiri pas takimit.