Tahiri takohet me zyrtarin amerikan Mark Fleming, flasin mbi rëndësinë e partneritetit ShBA-Kosovë

Besnik Tahiri nga AAK-ja, ka bërë të ditur se ka pasur një takim me Mark Fleming, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri theksoi rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës për rrugën e Kosovës drejt integrimit në NATO dhe përparimit të shtetit.
“I urova suksese në punën e tij dhe kërkova angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tone”, shkroi Tahiri.