75 Mall Live Search
12:31 / E Enjte, 16 Shtator 2021 / OSH

Tahiri takon Lajçakun, flasin për temën e arkivave të UÇK-së dhe dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është takuar me Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsollav Lajçak.

Gjatë takimit, Tahiri i tha Lajçakut se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga dialogu, dhe folën për temëm e arkivave të UÇK-së.

“Në takim me Miroslav Lajçak, të deleguarin e BE-së për dialogun, në cilësinë e Shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, prezantova disa qëndrime. Fillimisht theksova se njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqe edhe integrim evropian. Dialogu nuk ka alternativë sikurse, që nuk ka kuptim stërzgjatja e procesit pa rezultate të qarta që çojnë drejt njohjes. Futja e dialogut, në tema sikurse ajo e arkivave të UÇK-së është gabim. Kërkova që për këtë temë të ketë sqarim të saktë dhe mos të lejohet manipulim në diskurs publik”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.