75 Mall Live Search
12:28 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Tahiri te Haradinaj, interesohet për ngecjet e punimeve në fshatin Tërn

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka pritur në takim deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin.

Në këtë takim ku prezent ka qenë edhe ministri I Infrastrukturës Pal Lekaj, është diskutuar zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë për ngecjet e punimeve në rrugën e fshatit Tërn në Ferizaj,

“Së bashku edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, u dakorduam që të dinamizohen punët që ky projekt të përfundojë në afat optimal”, ka njoftuar kryeministri Haradinaj në Facebook.