75 Mall Live Search
22:04 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Tahiri: Të rinjtë mitrovicas po e përkrahin programin e Aleancës

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Besnik Tahiri, mbrëmjen e sotme ka qëndruar në Mitrovicë.

Tahiri përmes një postimi në Facebook u shpreh se të rinjtë mitrovicas po e përkrahin idenë e kandidatit për President të vendit, Ramush Haradinaj.

“Sonte në Mitrovicë, në takim me shumë të rinjë, të qytetit që dha shumë për vendin. Ishte ndjenjë e veçantë̈ që programi i Aleancës me presidentin në ardhje, Ramush Haradinaj, mori përkrahjen e rinisë së këtij qyteti, të cilët me energjinë dhe vendosmërinë janë të përkushtuar për ndryshime pozitive. Rinia, me idetë inovative është promotor i të gjitha proceseve për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.