14:08 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Tahiri thotë se debati për ministrin Rikallo është i kotë

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri ka deklaruar se debati për ministrin Rikallo që po zhvillohet në Kuvend, sipas tij është i kotë.

Ai thotë se në rast se drejtësia vërteton akuzat ndaj tij, Tahiri do të protestojë për shkarkimin e ministrit.

“Më mirë të merremi me liberalizimin e vizave, sesa me ministrin Rikallo”, tha ai.

Tahiri iu drejtua edhe LDK-së e Vetëvendosjes.

“Nëse ia keni mësy me rrëzu Haradinajn e keni të kotë. Nuk keni mundësi me rrëzu sepse është duke punuar më shumë e më mirë se të gjithë”, tha ai./AktivPress