75 Mall Live Search
09:20 / E Enjte, 03 Nëntor 2022 / LB

Tahiri thotë se në buxhetin e vitit 2023 nuk është buxhetuar Ligji i Pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka përsëritur kërkesën të AAK-së ndaj Qeverisë që me urgjencë të përcaktojë vlerën e koeficientit dhe të buxhetojë Ligjin e Pagave.

Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti nuk dëshiron ta fusë në zbatim Ligjin e Pagave në vitin 2023.

“Në buxhetin e vitit 2023 nuk është buxhetuar Ligji i Pagave, njëkohësisht nuk është përcaktuar vlera e koeficientit. Në rrethanat dhe përmbajtjen që sot e ka Ligji i Pagave dhe Ligji për Buxhet, shihet qartë që kjo qeveri nuk donë ta fusë në zbatim Ligjin e Pagave në vitin 2023. AAK-ja kërkon nga Qeveria që me urgjencë të përcaktojë vlerën e koeficientit dhe të buxhetojë Ligjin e Pagave për të filluar së zbatuari më 1 janar të vitit që po vjen”.