75 Mall Live Search
20:09 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / Blerim

Tahiri thotë se projekt buxheti i vitit 2021 është i padrejtë për Vushtrrinë

Xhafer Tahiri, përmes një postimi të bërë në rrjetin social FB, ka thënë se projekt buxheti i vitit 2021 është i padrejtë për Vushtrrinë.

I pari i kësaj komune, ka thënë se për t’u ndrequr sado pak kjo padrejtësi ndaj qytetit të Vushtrrisë, ai i kam propozuar sot Komisionit për Buxhet dhe Financa 5 amandamente.

“ Të gjitha këto kërkesa me kohë i kemi dërguar por janë injoruar nga ministritë e linjës) me projektet si në vijim:

1. Zgjerimi i rrugës magjistrale Nedakovc-Vushtrri

2. Rritja në 1 milion e mjeteve buxhetore për projektin e rregullimit te shtratit të lumit Silnica (sipas Memorandumit të nënshkruar në mes të Komunës dhe MEA)

3. Përfshirja në Ligjin e Buxhetit të projektit të Unazës së poshtme të Vushtrrisë

4. Rregullimi i parkut rekreacional “Taraxha”

5. Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Vushtrrisë: Skoqen, Samadrexhë-Dumnicë, Sllakoc-Kurillovë dhe rrugëve lokale në qytet.

Këto janë projekte jetike për qytetarët e Vushtrrisë, i ftoj deputetët ti përkrahin projektet zhvillimore të qytetarëve të Vushtrrisë, pa dallim partie”, shkruan ai.

Tutje Tahiri thotë se buxheti i shtetit duhet të jetë i ndarë në mënyrë të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët e qytetet e Kosovës./Indeksonline