Tahiri: Urime pagat e dinjitetshme për gjyqtarë dhe prokurorë
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka uruar gjyqtarët dhe prokurorët për siç ka thënë ai, pagat e dinjitetshme.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se sundimi i ligjit është dhe do të mbetet prioritet themelor i Republikës, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Tahirit:
Urime pagat e dinjitetshme për gjyqtarë dhe prokurorë.
Falënderoj Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veseli, Kryeministrin Ramush Haradinaj, shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi si dhe deputetët për mbështetjen që më dhanë në argumentimin tim për mos cenimin e pagave të bartësve të pushtetit të tretë.
Sundimi i ligjit është dhe do të mbetet prioritet themelor i Republikës.