Tahiri uron LVV dhe Vjosa Osmanin: Zëri i qytetarëve u dëgjua, reforma do të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën e Vjosa Osmanit për fitoren në zgjedhje.
Ai u shprehë se zëri i qytetarëve u dëgjua dhe se Brenda LDK-së duhet të ketë reforma të plota dhe gjithëpërfshirëse, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, Procesi zgjedhor në Vushtrri përfundoi, qytetarët dhe subjektet politike treguan kulturë të lartë politike dhe shtetërore.
Fituesve të zgjedhjeve, LVV dhe Listës së znj. Vjosa Osmani, urime për fitoren e zgjedhjeve. Do të vazhdoj me punë, edhe me qeverinë e re, në interes të qytetarëve të Vushtrrisë.
Të gjithë ju që votuat LDK, nga zemra faleminderit, zëri juaj u ndëgjua qartë, reforma do të jetë e plotë dhe gjithpërfshirëse. Do të punojmë bashkë e fort për rikthimin e fuqizimin e LDK-së. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë në Vushtrri në projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Vushtrrisë. I juaji