Tahiri viziton vendpunishten e urës në Mitrovicë: Kërkon hetim dhe bashkëpunim për përfundimin e projektit
Kandidati për kryetar të PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri, ka vizituar sot vendpunishten e urës së këmbësorëve për t’u njohur nga afër me gjendjen pas dëmeve të shkaktuara në projekt.
Tahiri ka shprehur keqardhje për dëmet që ka pësuar kompania dhe punëtorët e angazhuar, duke theksuar se ky projekt ka rëndësi të madhe për qytetin e Mitrovicës.
“Kjo është kohë kur të gjithë ne, institucionet qendrore, komuna dhe qytetarët, duhet të tregojmë maturitet dhe përgjegjësi,” ka shkruar Tahiri.
Ai ka kërkuar që të hetohet me seriozitet se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që punimet të vazhdojnë dhe ura të përfundojë me dinjitet./IndeksOnline/


