75 Mall Live Search
14:33 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / AR

Tahiri viziton VICIANAMED, zotohet që do të përkrahë secilën iniciativë që e përparon qytetin e Vushtrrisë

Xhafer Tahiri, kryetari aktual i komunës së Vushtrrisë dhe kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë sot bashkë me Dr. Hysni Gërgurin, ka vizituar Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë VICIANAMED, institucion privat i arsimit parauniversitar.

Tahiri është shprehur i lumtur që në Vushtrri janë hapur institucione kredibilie si Viciana Med me partnerë ndërkombëtar që kanë për mision edukimin e brezave të rinj. 

“Do të vazhdojmë të përkrahim secilën iniciativë që e përparon qytetin tonë, njësoj si VICIANAMED” ka shkruar Tahiri. 

Postimi i plotë i Tahirit: 

Kam vizituar sot bashkë me Dr. Hysni Gërgurin, Shkollën e Mesme të Lartë të Mjekësisë VICIANAMED, institucion privat i arsimit parauniversitar.  

Jam i lumtur që në Vushtrri janë hapur institucione kredibilie si Viciana Med me partnerë ndërkombëtar që kanë për mision edukimin e brezave të rinj. 

Do të vazhdojmë të përkrahim secilën iniciativë që e përparon qytetin tonë, njësoj si VICIANAMED