75 Mall Live Search
11:15 / E Enjte, 07 Prill 2022 / AR

Tahiri: VV-ja e ka marrë Kosovën me çelësa në dorë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e sotme është shprehur se Qeveria e Kosovës ka dështuar me përmbushjen e agjendës legjislative. Sipas Tahirit, matja e performancës së një Qeveria niset ajo se a zbatohen dokumentet e nxjerrura pozita.

‘Mi prezantu 27 ligje për periudhën janar-mars dhe me i sjell vetëm 9 ligje, është turpi i kësaj qeverie dhe tregues i mos efikasitetit nga ana e saj. VV-ja e ka marrë Kosovën me çelësa në dorë. Me buxhet mbi 2 miliardë, me 117 njohje dhe me vendimin e GJND-së që vërteton se shpallja e pavarësisë ka qenë e drejtë dhe legjitime, me ushtri e polici. Populli kërkon prej tyre me i kry ato punë për të cilat kanë marrë besimin për t’i bërë. Ajo që po shohim deri më tani, konstatojmë se asnjë ligj që prek direkt qytetarin e Kosovës nuk është bërë. Ligji për Investime, Ligji për Paga, Ligji për Zyrtarët Publikë nuk janë askund’, tha Tahiri.

‘E keni marrë Kosovën me çelësa në dorë ndërkaq ktheheni prapa 20 vite. Bëni ju cka kemi bërë ne për 20 vjet. Kryeni ju autostradat që janë nisur. Lëreni fjalët e kthehuni punës sepse për atë arsye qytetarë iu kanë dhënë besim’, përfundoi Tahiri.