19:41 / E Diele, 27 Nëntor 2022 / AR

Taika i uron ditëlindjen Ritës në gjuhën shqipe

Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 32-të, ditën e djeshme me 26 nëntor.

Ylli shqiptar mes urimeve të shumta që mori padyshim nuk mungoi edhe një nga partneri i saj, Taika Waititi.

Ai ka zgjedhur një album fotosh të Ritës por ajo që ra në sy është se urimin e bëri në gjuhën shqipe.

“Gëzuar ditëlindjen zog”, ka shkruar Taika ndërsa foto e parë e albumit është foto e pullës postare të Kosovës, befasi që Rita mori nga vendlindja e saj për ditëlindje.