20:19 / E Shtunë, 05 Gusht 2023 / MSH

Taika Waititi ndan detaje nga martesa me Ritën: Ajo më propozoi, i thash “po” menjëherë

“Ajo më propozoi dhe unë thashë “po” në çast” është ky rrëfimi i regjisorit Taika Waititi për mënyrën se si ai dhe kantautorja Rita Ora u martuan.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ishte ajo e cila i propozoi regjisorit, ndërsa dyshja ishin me pushime në Palm Springs në verën e vitit 2022, dhe ata planifikuan një martesë të improvizuar që u zhvillua  në Los Anxhelos disa javë më vonë, më 4 gusht.

Një ceremoni sekrete e mbajtur larg syrit të medias, por tashmë fiks pas një viti janë vetë cifti i cili ka nisur të zbulojë detaje që nga propozime e deri tek fotot e dasmës.

Gjatë vitit të kaluar, të dy ranë pre e keqinformimit të mediave që flisnin për martesën e tyre.

“Në të vërtetë ka qenë mjaft argëtuese për ne të shohim histori të ndryshme që shpikin njerëzit dhe gjatë gjithë kohës t’i mbajmë për vete” u shpreh Rita për revisten Vogue.

“Dhe, më pëlqen që tani mund të ndajmë atë që ka ndodhur në të vërtetë – dhe ta bëjmë atë në një vjetorin tonë të martesës!” shtoi artistja

Për sa i përket procesit të planifikimit, nuk kishte asgjë të tillë: E gjithë ngjarja u ëndërrua dhe u realizua në vetëm dy javë. “Ishin rreth tetë njerëz atje – vetëm miqtë e ngushtë dhe familja, dhe prindërit në Zoom” thotë Taika, duke vënë në dukje se ishte veçanërisht i emocionuar që miku i tij më i mirë fluturoi nga Zelanda e Re për ceremoninë e minutës së fundit.

“Ishim vetëm ne dhe motra ime Elena” zbuloi Rita për publikun cila ka ndryshuar edhe mbiemrin.