75 Mall Live Search
13:21 / E Enjte, 06 Qershor 2024 / MSH

Tajani: Putini po përpiqet ta trembë Perëndimin

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, duke komentuar kërcënimet e reja bërthamore nga Vladimir Putini, tha se ai po përpiqet ta trembë Perëndimin.

“Putini po bën natyrshëm një luftë hibride në këtë moment, ai kërcënon, ai ngre tonin e tij, është e qartë se edhe në funksion të zgjedhjeve evropiane ai po përpiqet të trembë Perëndimin dhe Evropën”, u shpreh ai.

Ai përsëriti se do të lejojnë përdorimin e armëve italiane vetëm brenda territorit ukrainas.

“Por ne jemi të gjithë të bashkuar në mbrojtjen e Ukrainës. Ne duam paqe dhe jemi për përdorimin e armëve italiane vetëm për mbrojtje brenda territorit ukrainas. Uniteti i NATO-s nuk është në rrezik”, shtoi ai.