15:14 / E Shtunë, 12 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tajfuni Hagibis godet Japoninë

Tajfuni i fuqishëm Hagibis, që ka shkaktuar tashmë një të vdekur në Japoni, ka goditur sot në brigjet e vendit dhe u drejtua në zonën metropolitane të Tokios.

“Tajfuni Hagibis arriti bregun pak para orës 19:00 (10:00 GMT) në gadishullin e Izu-së, 100 kilometra në juglindje të Tokios”, njoftoi Agjencia meteorologjike japoneze JMA.